Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Paralajmërimi i Hashim Thaçit: Do i jap lamtumirën politikës nëse…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d3c641d4063a84d07241347b0a671fdc

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur së fundmi për karrierën e tij politike në vazhdim.

Mes të tjerash ai është shprehur se në parti nuk kthehet më dhe as nuk do të kandidojë për kryeministër.

 “Në parti nuk do të kthehem. As në Partinë Demokratike e as në ndonjë parti tjetër. Nuk do të kthehem në parlament si deputet. Nuk pretendoj për të rikandiduar për kryeministër apo për të udhëhequr ndonjë mandat të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Presidenti.

Ai ka vlerësuar mënyrat se si është zgjedhur kryeministër, duke kritikuar kryeministrat tjerë të pasluftës.

“Mendoj se kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës gjatë periudhës së luftës edhe pas, por edhe me dy mandate legjitime prej qytetarëve të Kosovës jam i vetmi kryeministër i Kosovës që kam udhëhequr me mandat të plotë të fituar nga qytetarët. Gjithë të tjerët kanë qenë të emëruar apo në kombinatorika të ndryshme politike”.

Thaçi ka thënë se i është mirënjohës spektrit politikë që e ka votuar për President të Kosovës dhe se ai do të vazhdojë të jetë faktor unifikues pa dallime.

Po ashtu ai ka dhënë edhe parashikimin për ta ardhmen e tij politike për mundësinë nëse do të kandidojë përsëri për president.

“Nëse ndodhin ndryshime kushtetuese dhe mandati i ardhshëm i presidentit vendoset nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve do të rikandidojë dhe jam i bindur se do të fitojë, ndërsa nëse mbetet sistemi i njëjtë, nuk do t’i lejojë vetes për shkak të parimeve dhe etikës të jem pjesë e ndonjë kalkulimi apo rizgjedhjeje të kulvareve politike të Prishtinës. Pra nëse mbahen zgjedhjet presidenciale me votë të drejtpërdrejtë nga populli do të kandidoj dhe të zgjedhem edhe një mandat, nëse jo, do t’i them lamtumirë politikës përgjithmonë”, tha ndër të tjera Hashim Thaçi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img