Portali maqedonas Maktel ka publikuar sot një artikull ku paralajëmron se qarqe pranë pushtetit aktual maqedonas po përpiqen të inskenojnë konflikt përmes një incidenti ditën e hënë.
Në artikull përmendet edhe emri i Gruevskit dhe ish-shefit të shërbimit sekret. Organet e sigurisë deri tani nuk kanë reaguar lidhur me lajmin e publikuar nga ky portal.
Situata në Maqedoni është prej kohësh e tensionuar pas vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për të mos i dhënë mandatin e formimit të qeverisë liderit të LSDM, Zoran Zaev, për të formuar qeverinë e re së bashku me partitë shqiptare që kanë në program marrëveshjen për zbatimin e disa pikave që lidhen me respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedonisë si dhe shpalljen zyrtare të gjuhës shqipe. /Newsbomb.al