Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Paralajmërimi i frikshëm i Kombeve të Bashkuara: Na presin temperatura katastrofike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Planeti është në rrugë drejt një rritjeje katastrofike të temperaturave këtë shekull, ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Temperaturat përgjatë vitit 2020-të ishin më të lartat të regjistruara ndonjëherë, duke rivalizuar edhe vitin 2016 që konsiderohej si më i nxehti në histori, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Meteorologjisë.

I nxehti erdhi edhe si pasojë e ngadalësimit global ekonomik për shkak të pandemisë së koronavirusit, që zvogëloi ndjeshëm emisionet nga lëndët djegëse fosile, duke shtuar më tepër provat se përqëndrimet e dioksidit të karbonit në atmosferë tashmë e kanë vendosur planetin drejt një rrugëtimi të ngrohtë.

Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres tha se rritmi i pamëshirshëm i ndryshimit të klimës po “shkatërron jetën” në planet. Ai tha se 2011 deri në 2020 ishte edhe dekada më e ngrohtë e regjistruar ndonjëherë.

Ai tha se temperatura mesatare globale në vitin 2020 ishte rreth 14.9 gradë Celsius.

Faza e ftohtë “La Nina” e ciklit të temperaturave të sipërfaqes së Oqeanit Paqësor “vendosi një frenim në nxehtësi vetëm në fund të vitit”, tha OBM, ndërsa ky fenomen pritet të vijojë edhe gjatë 2021.

Më shumë




spot_img








spot_img