Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, ka bërë një paralajmërim të fortë, ku është shprehur se nuk do të ketë më punësime të kushërinjve apo të krushqve në administratë.
Ai tha se këto punësime të injorantëve me mbulesa politike e kanë bërë flamurin e Ps-së të duket si leckat e gabit, teksa shtoi se mandati i tretë do të jetë periudha e pastrimit të gjakut të PS-së.
“Në mandatin e tretë do ta çojmë përpara me nëj vetëdije të re, duke filluar nga komunikimi publik. marrëdhëniet me rivalët politkë, por duke mos e harruar për asnjë çast marrëdhënien me publikun në punën e përditshme. Dua që mandati i tretë të shënojë një hapje të re, duke i përfshirë në vendimmarrje të rëndësishme, përmes Këshillit Kombëtar. Dua që populli të mos dëgjohet vetëm 1 herë në 4 vite, por 1 herë në vit. Çështjet me interesit të veçantë kombëtar, ne do i ndajmë me popullin dhe do këshillohemi me të gjithë qytetarët që do të duan të shprehen përmes këshillimit kombëtar.
Këshillimi Kombëtar është një institucion dhe të gjithë ata që duan të përfshihen, me shkrim të na thonë po apo jo për ato që ne shtrojmë si alternativë në adresimin e çështjeve të veçanta. Këtë vjeshtë do të zhvillojmë këshillimin e parë. Duhet ta shëptojmë këtë vend nga punësimet në shtet pa kriter.
Ne do të mbështesim pa rezervë çlirimin e mëtejshëm të sektorit publik nga injorantë me mbulesa politike. Këto mbulesa e bëjnë flamurin e PS-së të duket si leckat e “gabit”. Dua që mandati i tretë të jetë periudha e pastrimit të gjakut të PS-së.
Kur të gjeni kushërinjtë dhe krushqit e mi që punojnë në administratën shtetërore, hajdeni më kërkoni punë për miqtë tuaj”, tha Rama ndër të tjera.
Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do ta shpëtojmë këtë vend nga punësimet e kushërinjve dhe krushqve, e kanë bërë flamurin e PS-së si ato “leckat e gabit”
