Hapësire reklamuese

Politikë

Paralajmërimi i fortë i Metës: Pas 15 marsit do organizoj një lëvizje mbarëkombëtare, do marr masa të tjera për të vendosur rendin

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta shprehet se nëse afati i tij, deri në 15 mars, që mazhoranca të reflektojë nuk merret parasysh, atëherë ai do të organizojë një lëvizje mbarëkombëtare.

‘Padyshim do organizoj një lëvizje mbarëkombëtare për të vendosur rendin kushtetues. Nëse këtë herë organizova dicka me qyetetarët nga zyra ime, nuk shkova askund, më pas situata mund të marri një përshkallëzim tjetër. Unë besoj që populli është i gatshëm për të rivendosur rendin’, tha Meta.

Më herët, Presidenti i tha gazetarit Çim Peka se pas 15 marsit, manifestimi do të jetë i një përmase tjetër dhe atij do t’i duhet të marrë masa të tjera për të rivendosur rendin kushtetues.

‘Kur preket Gjykata Kushtetuese, revolucioni është rruga e vetme. Aty ka patur edhe shumë personalitete të PS, edhe shumë qytetarë që janë pa parti. Se çfarë do të ndodhë më 15 mars? Të shohim. Do të ketë nevojë të një manifestimi të një përmase tjetër dhe që mua do të më duhet të marrë masa të tjera për vendosjen e rendit kushtetues", paralajmëroi presidenti Meta’, ka thënë ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll