Paralajmërimi i Boris Johnson: Vala e dytë e COVID-19 është duke ardhur, të merren masa urgjente

Publikuar tek: bota, më 21:06 18-09-2020 Paralajmërimi i Boris Johnson: Vala e dytë e COVID-19 është duke ardhur, të merren masa urgjente Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se shumë shpejt Mbretëria e Bashkuar do të përballet me valën e dytë të koronavirusit.

Ai tha se rritja e numrit të të infektuarve ishte e pashmangshme, ndërsa shtoi se nuk dëshiron që të ketë më masa të rrepta izoluese.

“Nuk dua që të kemi masa më të rrepta të izolimi, por kur shohim se çfarë është duke ndodhur tani, po mendojmë nëse duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike”.

Në 24 orët e fundit në Britani u regjistruan 4322 raste me koronavirus, me numrin e të infektuarve që ka shkuar në 388.412.

Ndërkohë numri i viktimave në Britani që nga fillimi i pandemisë është 41.821.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova e nderoi Trump-in me ‘Urdhrin e Lirisë’, reagon djali i presidentit amerikan
Turqia provokon sërish Greqinë: Blini avionë sa të doni, popullsia juaj po shkon drejt plakjes »
Article Logic
Execution time: 0.012037038803101
array(1) { ["section"]=> string(101) "paralajmerimi-i-boris-johnson-vala-e-dyte-e-covid-19-eshte-duke-ardhur-te-merren-masa-urgjente-220874" }