Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Paralajmërimi i BE-së për ambasadën e Kosovës në Jerusalem, i përgjigjet diplomatja Vlora Çitaku: Hipokrizia ka emër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8fb657333490fa0ba3c3f9099df236ae

Diplomatja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, reagon pas paralajmërimit të BE-së për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, pasi Izraeli njohu Pavarësinë.

Hipokrizia ka emër shkruan ajo, ndërsa thekson se “Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE.”

 “Hipokrizia ka emër.  Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia.  Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE. Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE.  Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mire”, shkruan ambasadorja Çitaku.

Nga BE, Peter Stano ka thënë që qëndrimi i tyre është që ambasadat e vendeve të BE-së të vendosen në Tel Aviv.

“Pozicioni i BE-së për vendosjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë, pra në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së si dhe delegacionin e BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv”, ka thënë Stano.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img