Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, më herët paralajmëroi se presidenti Ilir Meta njëjtë si ish-kryeministri Sali Berisha shumë shpejt do të shpallet “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për presidentin kjo deklaratë e bërë nga një njeri që ka probleme me atë vend është “qesharake”, pasi ai ka marrëdhënie të “shkëlqyera”me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Më është dukur edhe më qesharake dhe absurde për arsyen se ne të gjithë e dimë që një person i cili ka një hall për shkak të një fotoje të bërë në rrugën e gabuar duke mos respektuar ligjet e këtij vendi, apo një që i bën iso zonjës Bilali që ka të njëjtat probleme me atë vend, bëhet më qesharak”, referuar fotos të bërë të Lulzim Bashës me Donald Trump, për të cilën kryetari i PD thuhet se pagoi 500 mijë dollarë.
“Ju i dini këto ccështje, ka pasur edhe procese dhe nuk janë ccështje kaq të thjeshta. Unë asnjëherë nuk kam shkelur ligjet e SHBA dhe as të vendit tim dhe nuk pres asnjë lloj morali leksioni ne emër të atij shteti nga dy persona të cilët kanë problemet e tyre ligjore për të bërë foto me Presdientit e SHBA. Asnjëhrë nuk e kam menduar këtë gjë dhe as nuk më shkon mendja për arsye raporti im me SHBA ka qenë i shkëlqyer”, shtoi ai.