Hapësire reklamuese

Politikë

Paralajmërimi i analistit: Pas 25 prillit, institucionet duhet të merren seriozisht me Presidentin, ka shkelur ligjin

Shkruar nga Newsbomb
Paralajmërimi i analistit: Pas 25 prillit, institucionet duhet të

Analisti Mero Baze në një koment në gazetën Tema shkruan se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë edhe një votbesim për Presidentin e Republikës që ka hyrë në garë.

“Ai vendosi të shpallë veten si institucioni I vetëm legjitim në vend, që mund të bëjë çfarë të dojë. Të marrë pjesë në zgjedhje, ti prishë ato, të cmendet, të bjerë në dashuri në Vlorë, të marr inat kandidatin e parë, dhe të përbetohet për të dytin, pastaj të hidhet në luftë për referendum dhe të shpallë 25 prillin beteje për jetë a vdekje” shkruan analisti Baze.

Sipas Bazes kjo duket një anomali kushtetuese politike dhe psikike, “por në fakt është I vetmi shanc të kemi një bilanc në 25 prill, sa legjitim është presidenti ynë”.

“Ky tashmë është një president që ka hyrë në zgjedhje. Ka shpallur veten kandidat, ka shpallur LSI partinë e tij, dhe po fle e zgjohet në Vlorë si një I dashuruar që s’ka gjumë nga endrra e 25 prillit. Dhe kjo është gjeja më e mirë e këtyre zgjedhjeve, dhe pse duket anomalia më e madhe.

Më 26 prill do kemi shancin të shikojmë sa vota ka presidenti ynë, që e shpall veten legjitim dhe përfaqësues të popullit shqiptar. Dhe pas asaj natyrisht që duhet të japë llogari për gjithë anomalitë që prodhoi, duke shkelur ligjin si president. Biles dhe për atë që duket se ka shkelur xhindet’ shkruan Mero Baze në gazetën “Tema”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll