Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Paralajmërimi i Alfred Pezës: Në javët në vazhdim do të ketë “non grata” të tjera në Shqipëri, jo vetëm nga politika

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Alfred Peza ka bërë një paralajmërim të fortë mbrëmjen e sotme, pasi u shpreh se pas Berishës, në javët në vazhdim do të ketë të tjera shpallje “non grata” nga SHBA.

Ai tha në emisionin “Open” se nuk do të ketë personazhe vetëm nga politika, por edhe nga fusha të tjera.

“Nisur nga dinamika me të cilën ShBA kanë shpallur persona “non grata” në Shqipëri në lidhje me ato përmbajtje që janë pasqyruar në urdhrat e sekretarëve amerikanë të shtetit , por edhe nisur nga urdhri i presidentit Joe Biden, besoj që javët në vazhdim mund të ketë persona të tjerë të rëndësishëm politikë që mund të goditen në Shqipëri të nivelit të Sali Berishës apo afër tij në pikëpamje të asaj çfarë përfaqësojnë politikisht.

Jo vetëm në fushën politike, por ndoshta edhe në fusha të tjera. Fokusi amerikan është vendosur mbi personat që kanë të bëjnë me çështjet e korrupsionit të nivelit të lartë.  Jo më larg se sot edhe vetë ambasadorja Kim theksoi se edhe një kategori tjetër për të cilët SHBA-të do të tregohen shumë të kujdesshëm.

Them se do të jetë një verë e nxehtë, jo për nga temperaturat. Do ketë një listë me emra të fushave të tjera që mund të shpallen non-grata…fusha të tjera”, tha Peza.

Më shumë

spot_img
spot_img