Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Paradë mode” në Gjykatë dhe video skandaloze në “Tik Tok”, të hënën mbahet seanca për gjyqtaren Enkeleda Kapedani, çfarë pritet të ndodhë?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e hënë është caktuar seanca gjyqësore për gjyqtaren në detyrë të Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Kapedani është në hetim për “shkelje të etikës” dhe “shpërdorim detyre”, pasi pak ditë më parë iu publikuan disa video, të cilat vetë Kapedani i kishte postuar në rrjetin social Tik Tok.

Në pamjet e publikuara, gjyqtarja shfaqet me zë dhe figurë, ku shihet të këndojë e kërcejë më këngë “gangsta” në sfond, teksa bën me gisht sikur tërheq këmbëzën e pistoletës, veprim që simbolizon vrasje.

Pamjet ishin filmuar me celular si në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit, po ashtu dhe në ambiente të tjera në makinë apo diku gjetkë.

Ajo mohoi publikimin e videove dhe ekzistencën e profilit të saj në “Tik Tok” duke thënë se pamjet janë të montuara.

Më herët Këshilli i Lartë Gjyqësor nisi procesin për shkarkimin e Enkeleda Kapedanit dhe relator për çështjen e saj është zgjedhur gjyqtari Maksim Qoku. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar nga KLGJ-ja që kryegjyqtarja e Elbasanit të shkarkohet nga detyra.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img