Deputeti i PD, Gazment Bardhi thotë se lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Bardhi shkruan se SPAK ka nevojë për mbështetje dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaaferën e inceneratorëve
“Lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese. SPAK ka nevojë për nxitje/mbështetje dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaaferën e inceneratorëve”shkruan Bardhi.