Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Para vizitës në Shqipëri, Meta takon homologun bullgar: Marrëdhëniet mes 2 vendeve të shkëlqyera

spot_img

Lajme të ngjashëm

7460b09dcb04aa776263bea308a4ad7d

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Presidentin e Bullgarisë Rumen Radev disa ditë para se ky i fundit të vizitojë vendin tonë. Meta bën me dije se gjatë takimit e ka falenderuar homologun e tij për solidaritetin që Bullgaria tregoi ndaj vendit tonë pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

 Sakaq Meta shprehu besimin se vizita e Radev në Tiranë në javët e ardhshme do të konfimojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë si dhe ka vlerëzuar mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Një takim i ngrohtë në Jerusalem me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, të cilin e falenderova për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Vizita e tij në javët e ardhshme në Tiranë do të konfimojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.
Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. U dakordësuam se nxitja e projekteve për Korridorin 8 duhet të jetë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, shkruan Meta në postimin e tij në facebook.

Më shumë

spot_img