Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Para Vettingut, KPK rikonfirmon në detyrë Besim Hajdarmatajn

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë prokurorin Besim Hajdarmataj.

Prokurori i Krimeve të Rënda ka kaluar kështu me proces procesin e vettingut pasi ka rezoltuar i pastër.

Trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu kanë dëgjuar dëshminë prokurorit në tre shtylla, në pasuri, figurë morale dhe aftësi profesionale, ndërsa sot dhanë vendimin për ta konfirmuar në detyrë Hajdarmatajn.

Sipas ILDKPI, Hadarmataj ka deklarim të saktë të pasurisë me burime të ligjshme. Ai ka dy depozita bankare, një me 5 milion lekë dhe një tjetër me 1 milion lekë, pasi ka depozituar kursime nga paga që nga viti 1997 deri në 2016-n.

Vëllai që i jeton në Angli i ka dhuruar 6 mijë euro dhe 4 mijë paund. KPK raporton se Hajdarmataj nuk ka pasur masa disiplinore dhe nuk shoqërohet me njerëz të papërshtatshëm.

Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit.

Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Hajdarmataj u largua fillimisht nga posti i drejtuesit të Krimeve të Rënda dhe në shtator 2018 u komandua në Prokurorinë e Pogradecit. Ai e konsideroi transferimin të paligjshëm dhe me vendim të Gjykatës Administrative dhe më pas të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u rikthye sërish si prokuror i Krimeve të Rënda.

 

Më shumë

spot_img