Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Para ruse apo para korrupsioni nuk ndryshon shumë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Klodian Tomorri

Kjo historia e lobimit te PD-së së Bashës në SHBA është shumë interesante. Në 20 mars të vitit 2017 lidhet një kontratë e cuditshme mes Biniatta Trade nga Skocia dhe Stonington Strategies e Nick Muzinit. Në kontrate Biniatta i thote Stoningtonit, që unë dua të me lobosh për llogari të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe për këtë do të paguaj 3 keste nga 150 mijë dollare dhe një kest prej 500 mijë dollaresh. Pra, në total 950 mijë dollarë.

Dy ditë më vonë në 22 Mars të po 2017-ës, PD lidh vet kontratë lobimi me Stoningtonin për 75 mijë dollarë të tjera, të ndara në tre këste nga 25 mijë dollarë.

Tre javë më vonë, PD lidh një tjetër kontrate lobimi me Barnes Thornburg për 150 mijë dollarë të tjera, edhe këto të ndara në tre këste.

Stonington thotë se nga 950 mijë dollarët e rëna dakord, Biniatta i pagoi vetëm një këst prej 150 mijë dollarë në 27 mars të vitit 2017. Ndërsa PD i pagoi 525 mijë dollarë. Dmth një lëmsh shumë i madh. Por nejse.

Tani, Biniatta Trade ishte një firmë e regjistruar në Skoci (tani është ç’regjistruar). Në faqen e saj, Biniatta kishte vënë si numër kontakti, një numër telefoni te një shtëpie publike në Ukrainë. Dy aksionere dhe përfaqesuesit e Biniattes ishin kompanite Asverro Corporation dhe Liminez Commerce Inc, të dyja të regjistruara në Belize. Të dyja këto kompani dalin aksionere tek Babyonica, një tjetër kompani e regjistruar në Londër, pronar fundor i së cilës rezulton një rus i quajtur Evgeny Sheremetyev.

Të gjitha llogaritë e Biniattas janë firmosur nga një grua e quajtur Sandra Gina Esparon, qe përfaqeson dy kompanitë në Belize. Kjo Gina Esparon ka nja 4 emra, përfaqeson 92 kompani dhe jeton ne Seycheles.

Sipas nje raporti te Bellincat dhe Zyres Britanike te Transparency International, Esparon ishte figure kyce në skandalin e pastrimit të parave në Skoci përmes një zyre që regjistronte me qindra kompani offshore. Përvec kësaj, Gina Sandra Kilindo alias Esparon rezulton aksionere ne kompanine Euroimpex Group Corp. Perfituesi fundor dhe aksioneri me i madh i kësaj kompanie ishte Mikhail Slipenchuk, ish zv kryetar i Parlamentit rus nga partia e Putinit. Ky është i sanksionuar nga SHBA-të.

Në fund, dy alternativa ka këtu.

E para, PD ka marre para nga rusët sepse është e sigurte që ato kompanitë më sipër zoterohen nga rusë, kanë xhiruar para ruse dhe u mbyllën menjeherë pasi u ekspozuan.

E dyta, paratë nuk janë ruse. Jane para korrupsioni nga Shqipëria, që PD tentoi t’i conte në SHBA, përmes një kompanie offshore, por që i doli e lidhur me Rusinë.

Në çdo rast, krim është ky. Ose janë marrë para nga ruset ose është bërë pastrim parash korrupsioni nga Shqipëria. Dhe ky është njësh për ta futur veten në belara lekesh. Nuk ka rivale në këtë sport.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img