Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Para mbledhjes së “Zgjedhores”, Alibeaj rendit propozimet e PD-së

Shkruar nga Newsbomb
Para mbledhjes së “Zgjedhores”, Alibeaj rendit propozimet e

E teksa na ndajnë pak minuta nga nisja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një konferencë para gazetarëve.

Ai ka renditur edhe një herë propozimet e PD-së në lidhje me Reformën Zgjedhore, duke thënë se kërkojnë listat e hapura, sistem proporcional kombëtar, numërim dhe votim elektronik si dhe votën e diasporës.

Ndër të tjera Alibeaj u bëri thirrje të gjiithë të gjithë anëtarëve që janë pjesë e komisonit të marrin pjesë në këtë mbledhje. Ai tha se pjesëmarrja është instrument për përballjen me partinë.

“Do të parashtroj pikat kryesore që PD ka depozituar tashmë pranë komisionit për Reformën Zgjedhore. Janë 4 çështje kryesore. Që në identifikimin e këtyre çështjeve jemi nisur nga interesi më i madh i shqiptarëve.

E para është ajo që ka të bëjë me listat e hapura. Propozimi ynë e parashikon më mënyrë të qartë se sistemi ynë në RSH do të duhet të jetë me lista të hapura. Do të jenë shqiptarët ata që do të përzgjedhin se kë shqiptarët duan të votojnë.

Së dyti propozimi ynë ka të bëjë me atë që duhet proporcional kombëtar që bazohet të barazia e votës. Vota e shqiptarëve do të duhet të jetë e barabartë dhe të ketë të njëjtën peshës. Shqipëria një zonë është sistemi më i thjeshtë që e optimizon dhe garanton këtë barazi të votës.

Çështje e tretë ka të bëjë me votimin dhe numërimin e elektronik. Shqipëria 2025 ka nevojë për votimin dhe numërimin e elektronik.

Çështja e katërt, është ajo që ka të bëjë me votën e diasporës. Është detyrim kushtetues. Kemi propozuar që çdo shqiptar që ndodhet jashtë territorit të republikës ka nevojë të votojë.

Thirrja ime për këdo është që të marrin pjesë sepse e kemi detyrim, detyrim për ata që besojnë tek opozita dhe ata që janë kundër kësaj qeverie. Është instrument për tu përballur me këtë qeveri dhe ketë kryeministër”, tha Alibeaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese