Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Para, drogë dhe thika, shkarkohet drejtori i burgut të Idrizovës në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Newsbomb
Para, drogë dhe thika, shkarkohet drejtori i burgut të Idrizovës

Drejtori i burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi është shkarkuar sot nga funksioni i tij. Vendimi vjen pas bastisjes që u krye nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme ku në ambientet e këtij burgu u gjetën sende të ndaluara.

Referuar mediave në Maqedoninë e Veriut, bëhet me dije se në Idrizovë janë gjetur një shumë e madhe parash nga sa është e lejuar që të dënuarit të posedojnë në valuta të ndryshme, mbi 50-të telefona celular, pajisje kompjuterike, 37 thika dhe më shumë mjete të mprehta, drogë në gjendje pluhuri dhe të lëngshme dhe tableta.

Ky institucion i vuajtjes së dënimit njihet dhe për kushtet e këqija në qeli dhe ambientet e brendshme. Pak ditë më parë një shqiptar i burgosur në Idrizovë denoncoi në newsbomb.a kushtet e vështira, si fjetja në tokë, ushqimi dhe mohimi i takimit me familjarët.

Kushtet e këqija në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut janë konstatuar dhe nga Avokati i Popullit. Naser Zyberi në një deklaratë për mediat, më 24 qershor, ka thënë se kushtet në qeli nuk plotësojnë as nevojat minimale. Në një hapësirë 16 m2 me 8 krevate, janë gjetur 16 të dënuar.

https://newsbomb.al/shqiptaret-e-burgut-te-idrizoves-ne-maqedoni-denoncojne-mbahemi-ne-kushte-skandaloze-fleme-ne-toke-te-na-ndihmoje-shteti-shqiptar-video/

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll