Sopranoja Inva Mula në maj të vitit 2016 mbërriti në Beograd për “t’i dhënë një shtysë” artit dhe paqes. Ajo u prit nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç në një takim ku u fol për shkëmbimin kulturor mes vendeve.
Njoftimi për shtyp i qeverisë së Serbisë asokohe, e përshkruante Inva Mulën si sopranon shqiptare me famë botërore. Si Vuçic dhe Inva Mula sipas njoftimit, në atë takim konstatuan se paraqitja e saj do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve dhe promovimin e marrëdhënieve.
Vuçiç deklaroi se pati fatin të takojë një artiste kaq të madhe dhe e falenderoi për kontributin në përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë. Inva Mula doli para publikut serb në Teatrin Kombëtar të Serbisë.
Klikoni “watch on youtube” për të parë videon