
Një studente e Universitetit Politeknik të Tiranës dyshohet se është infektuar me Covid.
Kësisoj Universiteti ka vendosur që të zhvillojë online sezonin e provimeve, për të mos rrezikuar studentët.
Rektori Universitetit Politeknik Andrea Maliqari ka bërë me dije se studentja, që dyshohet se është infektuar, është në vitin e tretë të studimeve. Ai ka deklaruar se studentja e cila para 5 ditësh ka qenë në provim, ka shfaqur shenja të Covid. Sakaq mamaja e studentes është e infektuar.
“Dyshohet për një studente me Covid. Studentja në vitin e tretë te FTI. Studentja shfaqi shenja të Covid. Nëna e studentes, me Covid. Studentja në provim para 5 ditësh. Nuk anulohet sezoni i provimeve. Studentët do bëjnë online provimet”, ka thënë Rektori.