Hapësire reklamuese

Aktualitet

Paqe në Kuvend pas 5 muajsh, pritet sot të votohet ngritja e dy komisioneve hetimore

Shkruar nga Newsbomb
Paqe në Kuvend pas 5 muajsh, pritet sot të votohet ngritja e dy

Në Kuvend ditën e sotme do të mbahet seanca plenare. Seanca është parashikuar që të nisë në orën 10.00.

Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim gjatë 5 muajve të fundit, ku deputetët e opozitës shkaktojnë zhurma dhe kaos në Parlament, duke se sot më në fund do të kemi “paqe” dhe seanca do të zhvillohet në kushte normale.

Ne rendin e ditës janë ka disa çështje që do të diskutohen e më pas do të kalojnë për miratim. Po ajo që bie në sy është se po ashtu në këtë seancë do të votohet për ngritjen e Komisionit Hetimor në Kuvend për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe të Shërbimit Publik të Check-up në Shëndetësi dhe po ashtu për ngritjen e Komisionit Hetimor në Kuvend për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.

[gallery columns="2" size="large" ids="797254,797255"]

Kujtojmë që Kuvendi i kthehet normalitetit pas 5 muajsh, pasi PS dhe grupi i Rithemelimit ranë dakord për ngritjen e komisionit hetimor. Ditën e djeshme Partia Demokratike miratoi emrat e dy kryetarëve dhe anëtarëve që do të jenë pjesë e dy komisioneve hetimore në Kuvend, me objektiv të dakordësuar me mazhorancën për ndërhyrjet në sistemin TIMS dhe koncesionet në shëndetësi.

Politikani demokrat Ervin Salianji do të jetë kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar për ndërhyrjet që opozita i konsideron të paligjshme në sistemin TIMS, ndërsa anëtarë nga grupimi i tij do të jenë dhe shtatë deputetë të tjerë.

  1. Ervin Saljanji – kryetar i komisionit për TIMS;
  2. Lindita Metaliaj – anëtar;
  3. Lefter Gështenja – anëtar;
  4. Asllan Dogjani – anëtar;
  5. Ramadan Likaj – anëtar;
  6. Luan Baçi – anëtar;
  7. Elda Hoti – anëtar;
  8. Bledjon Nallbati/ Isuf Çelaj – anëtar zëvendësues.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është dhënë dakordësia dhe për përbërjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet në fushën e shëndetësisë. Kryetare do të jetë deputetja Albana Vokshi, ndërsa anëtarë nga opozita do të jenë shtatë deputetë të tjerë.

  1. Albana Vokshi – kryetare e komisionit për shëndetësinë;
  2. Zheni Gjergji – anëtar;
  3. Ina Zhupa – anëtar;
  4. Edmond Spaho – anëtar;
  5. Sajmir Korreshi – anëtar;
  6. Xhelal Mziu – anëtar;
  7. Petrit Vasili – anëtar;
  8. Ilda Dhori/ Emilia Koliqi – anëtar zëvendësues.

Ndërkohë, anëtarët e tjerë në këto dy komisione për të cilat është arritur marrëveshje do të jenë nga mazhoranca socialiste. Propozimet do të depozitohen në Kuvendin e Shqipërisë dhe pritet që në vazhdim, dhe socialistët të bëjnë publik emrat e nënkryetarit dhe anëtarëve të komisioneve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese