Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
51 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Paqe me Metën dhe rotacioni politik me 25 prill? Përgjigjet Yuri Kim: Me rëndësi të mbahen hapur linjat e komunikimit! Transferimi i pushtetit…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

087e0eff2fbd28f719c9b5c535aa176f

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese duket se ka ndikuar pozitivisht në marrëdhënien mes ambasadores Yuri Kim dhe presidentit, Ilir Meta. 

Në emisionin “Real Story”, Kim pranoi se në të vërtetë ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mirë me presidentin shqiptar.

“Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me të. Si diplomatë, përpiqemi të kemi marrëdhënie të mira me të gjithë udhëheqësit dhe mendoj se të gjitha marrëdhëniet kanë ulje-ngritje, por është me rëndësi që të mbahen hapur linjat e komunikimit dhe të prodhohen rezultate nga ato marrëdhënie. Ndaj, jam e kënaqur që kemi mundësi ta bëjmë këtë,” tha Kim.  

Sa i përket një rotacioni pushteti, Kim pranoi se për këtë janë zgjedhjet, por shtoi se fituesin e zgjedhin votuesit.

“Ndryshimet e qeverive, transferimi i pushtetit në mënyrë paqësore, janë të mira dhe për këtë janë zgjedhjet. Por zgjedhjet janë edhe për zgjedhjen që bëjnë votuesit ndaj nuk është për mua apo ndokënd tjetër jashtë Shqipërisë që të komentojë se kur duhet të ndodhë tranzicion dhe kush duhet të zgjidhet. Këtë e vendosin votuesit shqiptarë,” përfundoi ajo.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img