Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Paqartësia për njohjen e Kosovës nga Xhamajka, mediat në Kosovë lajmërojnë shkarkimin e ambasadores Vlora Çitaku (SI U PËRFSHI NË DEBAT ME PRESIDENTIN)

spot_img

Lajme të ngjashëm

a1902b600eb553836975e53bf1339651

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ka propozuar shkarkimin e ambasadores në SHBA, Vlora Çitaku.

Konjufca ka propozuar edhe largimin nga detyra të 6 ambasadorëve të tjerë, të cilët janë:

Konsulli i Përgjithshëm në Bern, Zvicër, Ramadan Avdiu,

Konsulli i Përgjithshëm në Strasburg, Francë, Mimoza Ahmetaj,

 Ambasadori i Kosovës në Hollandë, Lirim Grejcevci

Ambasadori i Kosovës në Hungari, Shpend Kallaba

Ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana

Ambasadori i Kosovës  në Mal të Zi, Ylber Hysa.

“Që nga fillimi i mandatit tim, unë jam zotuar të krijoj ligj dhe rregull në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporën.

Një nga hapat e ardhshëm është kërkesa për kthimin e ambasadorëve politikë që kanë përfunduar mandatin katër vjeçar të paraparë me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës”, tha Konjufca.

Këto propozime të Ministrit të Jashtëm kërkojnë miratimin e Presidentit Thaçi, por zyra e Presidentit deklaroi se ende nuk është marrë asnjë propozim zyrtar për këtë çështje.

Vlora Çitaku ka qenë ambasadore e Kosovës në SHBA që nga gushti i vitit 2015, ndërsa në fillim të këtij viti kishte informuar në mënyrë të gabuar Presidentin Thaçi se Xhamajka kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

Thaçi doli në një deklaratë publike duke thënë se shteti i Xhamajkës kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

Ishte Ministri i Punëve të Jashtme i Xhamajkës ai që mohoi një lajm të tillë.

Presidenti Hashim Thaçi akuzoi Vlora Çitakun si përgjegjëse për këto informacione të rreme.

Propozimet për të shkarkuar 7 ambasadorët, vijnë pas anullimit të emërimeve të 14 konsujve në ambasada të ndryshme, që Konjufca i kishte përshkruar si emërime të paligjshme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img