Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
4.6kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
27 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
26 °
E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Papandreu: Rinegocim marrëveshjes detare

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri  grek Jorgos Papandreu ka deklaruar se marrëveshja detare mes dy vendeve mund të rinegociohet dhe se për çështjen e Çamërisë, shqiptarët mund t’I drejtohen Gjykatës së të Drejtave të Njeriut.

 “Siç ju e dini ka pasur një marrëveshje të bërë nga qeveria paraardhëse, e cila është ndryshuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Ne shpresojmë që do të jemi në gjendje ta finalizojmë atë marreveshje dhe të aplikohet nga të dy vendet. Mendoj që kjo çështje duhet  të shikohet përsëri si një situate fituese për të gjithë dhe jo si një situatë e pazgjidhshme. Nga pala greke kjo marrëveshje konsiderohet si e realizuar. Ka disa pika për të cilat kërkohet rinegocimi, por unë besoj që të dy palët duke punuar bashkë mund të gjejnë një rrugëzgjidhje për këtë çështje, sepse në fund është në interesin e të dy palëve që të jemi në gjendje të përdorim zonat tona ekskluzive Ekonomike”, theksoi Papandreu.

Ish-kryeministri Papandreu e ka quajtur çështjen e Çamërisë si një histori të dhimbshme, por që mund të dërgohet në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, vendimet e të cilës Greqia i ka zbatuar.

“Së pari, kjo është një çështje historike, e cila ka qenë shumë e dhimbshme për të dyja palët. Gjëja e parë që ne duhet të bëjmë fillimisht është ajo, se ne nuk duhet të ndahemi dhe të krijohen shumë probleme dhe shumë dhimbje për të dyja palët. Ne tashmë jemi shumë breza larg asaj dhe duhet ta shikojmë nga këndvështrimi historik nën dritën e marrëdhënive të reja shqiptaro-greke. Ne nuk duhet të ndezim flakën e dhimbjeve dhe plagëve të së shkuarës, por natyrisht ne duhet të mësojmë prej tyre, pra siç theksova jo t’i hedhim zjarrit benzinë. Duhet të shohim dhe çështjet ligjore. Nga eksperienca ime, Greqia gjithmonë  ka thënë që këto çështje mund të dërgohen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, për të cilat Greqia ka qenë gjithnjë një zbatuese e rregullt e vendimeve të kësaj gjykate”, theksoi Papandreu.

Sot zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në Greqi kurse ish-kryeministri  Papandreu është dyshues për atë që do të ndodhë nëse sipas sondazheve partia radikale e majtë “Syriza” vjen në pushtet.

“Ajo që po ndodh tani me Sirizen është shprehja e një vote proteste, kundër problemeve të 5-6 viteve të fundit. Por se çfarë do të ndodhë nëse Siriza vjen në pushtet, është me të vërtetë një pyetje e madhe dhe askush nuk është shumë i qartë. Prandaj edhe unë kam thënë që ne na duhet një referendum, sepse çfarëdo diskutimi është bërë mes Greqisë dhe Bashkimit Europian, qytetarët grekë duhet të firmosin dhe të votojnë për të”, u shpreh Papandreu.

 

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img