Hapësire reklamuese

Bota

Papa vizitë në Emiratet e Bashkuara, pjesë e një takimi ndërfetar

Shkruar nga Newsbomb

Papa Francesku pritet të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe në muajin shkurt.

Mësohet se Papa pranoi ftesën e princit të kurorës së Abu Dhabit dhe do të marrë pjesë në një takim ndërfetar.

Vizita do të zhvillohet menjëherë pas vizitës së tij në Panama për Ditët Botërore të Rinisë, nga 22 deri më 28 janar, dhe pak përpara vizitës në Marok, të planifikuar për 30 dhe 31 mars.

Për pjesën tjetër të vitit 2019, ai synon të udhëtojë në Japoni gjatë muajit shtator dhe ka planifikuar gjithashtu një udhëtim në Madagaskar

 

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.