Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Papa thirrje liderave botërorë në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve: Investoni më shumë në shëndetësi

spot_img

Lajme të ngjashëm

430aa5e1f39490867af9bcabb93c5248

Papa Françesku e ka vlerësuar punën e infermierëve në mbarë botën në Ditën Ndërkombëtare të tyre.

Ai është shprehur se kriza e koronavirusit ka treguar se sa jetike është shërbimi që e ofrojnë ata.

Papa gjithashtu bëri thirrje që shtetet të investojnë më shumë në shëndetësi.

‘Çdo ditë jemi dëshmitarë të guximit dhe sakrificës së punëtorëve shëndetësorë dhe të infermierëve në veçanti, të cilët me profesionalizëm, vetësakrifikim, përgjegjësi dhe dashuri i ndihmojnë njerëzit e prekur nga virusi, madje edhe duke e rrezikuar jetën e vet’, tha Papa Françesku.

Papa shtoi se pandemia i ka ndihmuar botës që ta rizbulojë rolin themelor të infermierëve në sistemin shëndetësor dhe vlerësoi se ata meritojnë vlerësim më të lartë e kushte më të mira të punës, shkruan ‘Reuters’.

‘Për këtë arsye, do të kërkoja nga liderët e kombeve në mbarë botën që të investojnë në shëndetësi si e mira kryesore e përbashkët, duke punësuar më shumë infermierë për të siguruar kujdes ndaj të gjithëve, me respekt për dinjitetin e secilit person’, shtoi ai.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img