Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Papa me xhup si reper, foto konfuzon rrjetin por është rezultat i inteligjencës artificiale

Lajme të ngjashëm

Prej ditësh një fotografi e Papa Françeskut i veshur me një xhup të fryrë është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke habitur qindra-mijëra përdorues.

Megjithatë fotografia është rezultat i gjenerimit përmes programeve të inteligjencës artificiale, një teknologji që ka avancuar aq shumë gjatë viteve të fundit, sa që po e bën gjithnjë e më të vështirë për t’u dalluar se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo.

Papa shfaqet me një xhup të bardhë të fryrë të veshur mbi rrobat e tij tradicionale, ndërsa në qafë mban kryqin varur në një zinxhir.

Papa Françesku me xhup, foto e gjeneruar me inteligjencën artificiale
Papa Françesku me xhup, foto e gjeneruar me inteligjencën artificiale

Të shumtë janë ata që e kanë parë fotografinë si qesharake, por të tjerë e kanë patur të pamundur të dallojnë se është jo e vërtetë. Kjo ka bërë që disa përdorues të frikësohen për aftësinë e inteligjencës artificiale.

Vetëm pak ditë më parë, një përdorues i programeve që gjenerojnë imazhe përmes inteligjencës artificiale, arriti të prodhonte disa fotografi realistike ku shfaqej ish-presidenti amerikan Donald Trump teksa arrestohej nga policia.

Më shumë