Tirana
broken clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
75 %
3.6kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
5 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Papa letër popullit ukrainas: Jeni të guximshëm dhe të fortë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Papa Françesku i është drejtuar me një letër publike popullit ukrainas, e cila u bë publike ditën e sotme nga Vatikani.

Në letrën e tij Papa e cilëson popullin ukrainas trim dhe të guximshëm, ndërsa shton se ai çdo ditë lutet që të marrin fund vuajtjet e tyre.

“Nuk kalon asnjë ditë që të mos jem pranë jush dhe të mos ju mbaj në zemër dhe lutje. Dhimbja juaj është dhimbja ime”, ka shkruar ai.

Më tej Papa, ndonëse nuk i përmend agresorët rusë, shkruan se “si ka mundësi që disa burra t’u bëjnë burrave të tjerë atë që po ndodh në Ukrainë.”

Gjithashtu Papa thekson në letër edhe vuajtjet e shumta që po kalojnë fëmijët ukrainas bashkë me nënat dhe gjyshërit e tyre.“Në secilën prej tyre është disfata e mbarë njerëzimit,” shkruan Papa.

Letra shprehte simpatinë për të rinjtë “të cilëve u është dashur të marrin armët për të mbrojtur me guxim vendin e tyre”, nënat që kanë humbur bashkëshortët, të moshuarit dhe vullnetarët.

Më shumë


spot_img









spot_img