Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Papa i shpreh ngushëllime Mbretëreshës Elizabeta II për vdekjen e Princit Philip

spot_img

Lajme të ngjashëm

Papa i Vatikanit i ka shprehur ngushëllimet Mbretëreshës Elizabeta II për vdekjen e princit Pfilip me anë të një telegrami.

Ai shkruan se me trishtim mësoi për ndarjen nga jeta të Dukës së Edinburgut, i cili sipas tij shquhet për angazhimin në arsimimin e brezave të ardhshëm.

“Me trishtim mësova për vdekjen e burrit tuaj Princit Philip, Duka i Edinburgut, Shenjtëria e Tij Papa Françesku i shpreh ngushëllime të përzemërta Madhërisë suaj dhe anëtarëve të familjes mbretërore”, shkroi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin në një telegram drejtuar Mbretëreshës Elizabeta.

“Duke kujtuar devotshmërinë e Princ Filipit për martesën dhe familjen e tij, rekordin e tij të dalluar të shërbimit publik dhe angazhimin e tij për arsimimin dhe përparimin e brezave të ardhshëm, Shenjtëria e Tij e përgëzon atë për dashurinë e mëshirshme të Krishtit, shërbyesit tonë,” shkroi Kardinali.

“Mbi ju dhe mbi të gjithë ata që pikëllohen për humbjen e tij me shpresën e sigurt të ringjalljes, Ati i Shenjtë thërret bekimet e Zotit të ngushëllimit dhe paqes”, përfundoi ai.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img