Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Sht
14 °
Die
19 °
Hën
14 °
Mar
12 °
Mër
10 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Papa: Homoseksualiteti është mëkat, por jo krim, të mirëpriten në kishë

Lajme të ngjashëm

Papa Françesku kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin si “të padrejtë”, duke thënë se Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë dhe u bëri thirrje peshkopëve katolikë që mbështesin ligjet që të mirëpresin njerëzit LGBTQ në kishë.

Ai tha se priftërinjtë katolikë në disa vende të botës mbështesin ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin ose diskriminojnë komunitetin LGBTQ dhe ai vetë iu referua çështjes në termat e “mëkatit”. Por ai ia atribuoi qëndrime të tilla prejardhjes kulturore dhe tha se peshkopët në veçanti duhet t’i nënshtrohen një procesi ndryshimi për të njohur dinjitetin e gjithsecilit.

“Të jesh homoseksual nuk është krim. Këta priftërinj duhet të kenë një proces konvertimi,” tha ai, duke shtuar se ata duhet të aplikojnë “butësi, ju lutem, siç ka Zoti për secilin prej nesh”.

Gjithashtu Papa gjatë intervistës me “Associated Press”, shtoi se homoseksualët duhet të mirëpriten dhe respektohen dhe nuk duhet të margjinalizohen apo diskriminohen.

“Ne jemi të gjithë fëmijë të Zotit dhe Zoti na do ashtu siç jemi dhe për forcën që secili prej nesh lufton për dinjitetin tonë,” shtoi ai.

Më shumë