Hapësire reklamuese

Bota

Papa Françesku: Zoti ende na do të gjithëve, madje edhe më të këqijtë prej nesh

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_296400" align="alignnone" width=""]Papa Françesku[/caption]

"Zoti i do të gjithë - madje edhe më të këqijtë prej nesh". Kjo ishte deklarata e Papa Franceskut, përpara mijëra njerëzve gjatë meshës në prag të Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

"Ju mund të keni ide të gabuara, ju mund të keni bërë një rrëmujë të plotë të gjërave ... por Zoti vazhdon t'ju dashurojë", tha Ati i Shenjtë.

BBC shkruan se kjo deklaratw  do të interpretohet nga disa si një referencë ndaj skandaleve të Kishës, përfshirë abuzimin seksual.

Papa Françesku do të kthehet në Bazilikën e Shën Pjetrit më vonë, në Ditën e Krishtëlindjes, për t'i dhënë botës mesazhin tradicional papal.

Në mesin e atyre që morën pjesë në meshë ishin fëmijë të zgjedhur nga vendet përfshirë Venezuelën, Irakun dhe Ugandën.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.