Tirana
overcast clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
100 %
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

Papa Françesku uron Krishtlindjen nga Vatikani: Ditë të paqta dhe besim në Zot për të gjithë njerëzimin!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Papa Françesku ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë në mbarë botën për Krishtlindje. Ai ka uruar Krishtlindjen nga sheshi “Shën Pjetri” në Vatikan, aty ku janë mbledhur qindra besimtarë. Papa iu uroi gjithë besimtarëve në botë ditë të paqta dhe besim në Zot.

Në predikimin e djeshëm ai i ftoi njerëzit që të “përqafojnë Jezusin, ​​më të vegjëlit dhe të varfërit, duke lënë mënjanë përbuzjen dhe indiferencën”.

 “Problematikat duhet të gjejnë zgjidhje përmes dialogut. Duhet ti hapim zemrtën Zotit, duhet të gjejmë paq dhe të mos kemi frikë. Bir i Zotit mbaj afër ata që janë pre e dhunës. Në këtë kohë pandemie e kuptojmë edhe më shumë se kapaciteti ynë për marrëdhënie shoqërore është testuar rëndë , forcohet tendenca për t’u tërhequr, për ta bërë vetë, për të hequr dorë nga daljet, për t’u takuar, për të bërë gjërat së bashku. Në nivel ndërkombëtar ekziston rreziku i mosdëshirimit për dialog, rreziku që kriza komplekse të çojë në zgjedhjen e rrugëve të shkurtra dhe jo në shtigjet më të gjata të dialogut; por vetëm këto, në realitet, çojnë në zgjidhjen e konflikteve dhe në përfitime të përbashkëta dhe të qëndrueshme.

Le të mendojmë për popullin sirian, i cili ka jetuar një luftë për më shumë se një dekadë që ka shkaktuar shumë viktima dhe një numër të pallogaritshëm refugjatësh. Le të shohim Irakun, cili ende po përpiqet të ngrihet pas një konflikti të gjatë. Le të dëgjojmë klithmën e fëmijëve që ngrihet nga Jemeni , ku një tragjedi e madhe, e harruar nga të gjithë, po ndodh prej vitesh në heshtje, duke shkaktuar vdekje çdo ditë. Ne kujtojmë tensionet e vazhdueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve, të cilat zvarriten pa zgjidhje, me pasoja gjithnjë e më të mëdha sociale dhe politike“, tha Papa Françesku.

Mesazhi i tij këtë vit u ndal gjatë në marrëdhëniet njerëzore dhe nevojën për dialog, si dhe mbështetje për të moshuarit dhe të varfërit. Para riktheu vëmendjen te vuajtjet e botës dhe dhimbjet e përditshme. 

“Biri i Zotit, ngushëlloi viktimat e dhunës ndaj grave që është e shfrenuar në këtë kohë pandemie. Ofroni shpresë për fëmijët dhe adoleshentët të cilët janë ngacmuar dhe abuzuar. Jepini ngushëllim dhe dashuri të moshuarve, veçanërisht atyre që janë më të vetmuar. Ai u jep familjeve qetësi dhe unitet, vendin parësor të edukimit dhe bazën e strukturës shoqërore”, tha Papa.

Më shumë


spot_img








spot_img