Papa Françesku ka sugjeruar se do të ishte i hapur që Kisha Katolike të bekonte çiftet e të njëjtit seks.
Duke iu përgjigjur një grupi kardinalësh që i kërkuan atij qartësi për këtë çështje, ai tha se çdo kërkesë për bekim duhet të trajtohet me "bamirësi”.
"Ne nuk mund të jemi gjyqtarë që vetëm mohojnë, refuzojnë dhe përjashtojnë," tha ai.
Ai megjithatë shtoi se Kisha ende i konsideronte marrëdhëniet e të njëjtit seks "objektivisht mëkatare" dhe nuk do të njihte martesën e të njëjtit seks.
Sipas BBC, ky diskutim vjen pasi Papa ka marrë një numër të lartë shkresash nga qytetarët në lidhje me këtë çëeshtje. Peshkopët në një numër vendesh, duke përfshirë Belgjikën dhe Gjermaninë, kanë filluar të lejojnë priftërinjtë të bekojnë çiftet e të njëjtit seks, por pozicioni i autoriteteve të Kishës mbeti i paqartë.
Në vitin 2021, pas një kërkese të ngjashme për sqarim, zyra doktrinale e Vatikanit vendosi kundër lejimit të praktikës.