“Jam shumë mirënjohës për ftesën tuaj dhe për të adresuar këtë seancë të përbashkët të Kongresit në tokën e lirisë dhe shtëpinë e trimave”, kështu e ka nisur Papa Françesku fjalën e tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo është vizita e parë në histori që një Papë viziton dhe i adresohet Kongresit të SHBA-ve.
Ati i Shenjtë tha se Kongresi amerikan ka për detyrë të mbrojë, të promovojë dinjitetin e të gjithë qytetarëve, të ndjekë të mirën e përbashkët dhe të mbrojë të rrezikuarit.
“Ju kërkohet të mbroni, me anë të ligjit, imazhin dhe ngjashmërinë reflektuar nga Zoti në çdo fytyrë njerëzore. Bota jonë është gjithnjë e më shumë një vend i konflikteve të dhunshme, urrejtjes dhe krimeve brutale të kryera edhe në emër të Zotit dhe fesë ", ka thënë Papa gjatë fjalës së Tij në Kongresin amerikan.