Hapësire reklamuese

Politikë

Papa Françesku feston ditëlindjen, Rama e uron: Edhe 100!

Shkruar nga Newsbomb
Papa Françesku feston ditëlindjen, Rama e uron: Edhe 100!

Papa Françesku feston sot 87-vjetorin e lindjes. E nuk kishte se si të mungonte një mesazh urimi nga kryeministsri Edi Rama për Papën.

Ai ka postuar një foto të Papës në rrjetet sociale, teksa shkruan “edhe 100”.

Mediat e huaja shkruajnë se Papa, nuk do të festojë në ndonjë mënyrë të veçantë. Pritet që ai të marrë pjesë në një takim, ku do të takohet me më shumë se 450 fëmijë dhe familjet e tyre, të cilëve shërbimi i posaçëm vullnetar i Vatikanit u ofron shërbim shëndetësor falas.

Më pas Papa do të marrë pjesë në një shfaqe artistike cirku, ku do të shijojë edhe tortën e ditëlindjes. Po ashtu Papa do të bekojë besimtarët e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, të cilët  pritet të urojnë me entuziazëm.

Mes atyre që do të urojnë Papa Françeskun janë presidenti italian i Republikës Sergio Mattarella, Asambleja e Ipeshkvijve Katolikë të Italisë dhe mijëra qytetarë nga e gjithë bota.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese