Papa Françesku telefonoi ditën e sotme Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ku i shprehu dhimbjen për atë që po ndodh në Ukrainë.
“Sot Papa Françesku pati një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ati i Shenjtë shprehu dhimbjen më të thellë për ngjarjet tragjike që po ndodhin në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Në një postim në Twitter , Zelensky tha se kishte falënderuar Papën për lutjet e tij, duke shtuar se "populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij".
“Falënderova Papa Françeskun që u lut për paqen në Ukrainë dhe një armëpushim. Populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij”, tha Zelensky.
Sondazh
Poll