Hapësire reklamuese

Aktualitet

Paniku në Tiranë / DEKLARATË URGJENTE nga ministrja Xhaçka: Përgjegjësi do dënohet me burg!

Shkruar nga Newsbomb
Ministrja Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka paralajmëruar ndëshkim të ashpër me burg për autorët e lajmeve në disa portale që kanë përhapur një lajm të rremë për një tërmet të madh që supozohej se do të godiste vendin sot në orën 23:30.

Në një deklaratë të jashtëzakonshme për media, ministrja Xhaçka i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë vërshuar masivisht në rrugët e Tiranës të ruajnë qetësinë, pasi tërmetet nuk mund të parashikohen.

Sa i përket lajmit të rremë, Xhaçka tha se autorët do të mbajnë përgjegjësi deri në burg.

Pjesë nga deklarata:

Lajmi i rremë për tërmet të madh ka kryer një akt të rëndë kriminal e të dënueshëm. Autori i këtij krimi do të paguajë me burg. Tërmetet nuk mund të parashikohen, nuk mund të parashikohet dhe të parashikohen as me kompjuter. Kjo që ka ndodhur sot, ky lajm i rremë është një shpikje perverse që do ndëshkohet shumë rëndë.

I ftoj qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, këto janë lajme të rreme nuk mund të parashikohen.

VIDEO:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu