Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Paniku i 280 udhëtarëve, REAGON Drejtoria e Përgjithshme Detare, tregon ç’ndodhi me tragetin

spot_img

Lajme të ngjashëm

ac618b91764d64adfafe69268e06b454

Pas defektit teknik që pësoi trageti Rigel I, i linjës Bari-Durrës dhe qëndrimit mes panikut të 280 udhëtarëve në det të hapur, ka reaguar dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare.

DPD sqaron se defekti ka qenë në panelin e kontrollit, dhe me mbërritjen e tragetit në Durrës do të bëhen të gjitha inspektimet teknike të tij.

Reagimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:

Trageti Rigel I i kompanise Ventouris Ferries eshte nisur nga Bari ne drejtim te Durresit ne oren 23:00. Pasi ka dale nga porti Barit pas 4 ore ka pesuar nje defekt ne panelin e kontrollit i cili eshte nxehur dhe disa komanda nuk i merrte.

Ne keto kushte trageti ka pas mungese ajri te kondicionuar. Per siguri trageti  ka leviz afer ujrave italiane dhe pasi 3 oresh difekti eshte rregulluar trageti ka vazhduar rrugen drejt portit te Durresit. Qe me marrjen e informacioni ne oren 03:00 Kapiteneria e Portit Durres ka ndjekur situaten dhe ka komunikuar me kapitenin e Righel I duke informuar per gjendjen e tragetit.

Sapo te mberrije ne portin e Durresit Drejroria e Pergjithshme Detare do dergoje grupin e Kontrollit Shteteror Portual per te bere inspektimin e tragetit dhe gjendjen teknike te tij.

Më shumë

spot_img