Situata në veriun e Kosovës vijon të jetë e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit.
Së fundmi raportohet për sulme ndaj makinave të gazetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Konkretisht raportohet se është sulmuar grupi i xhirimit të “Panorama TV” dhe “News 24”, ku persona me kapuça qëlluan me gurë, shkopinj drejt mjeteve, duke thyer xhamat e përparme.
Ndërsa ditën e djeshme janë sulmuar edhe automjetet e ekipeve të televizioneve shqiptare “Top Channel” dhe “Euroneës”. Në mjetin e ekipit të “Top Channel” serbën kanë shkruar simbole nacionaliste serbe e madje iu janë hequr edhe targat.
Ekipi i televizionit lokal nga Gjakova “Syri” u sulmua nga protestuesit, ndërsa mjeti i tyre u qëllua me plumba, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.