Një bujtinë është përfshirë nga flakët në fshatin turistik të Thethit.
Zjarri dyshohet se ka rënë fillimisht në katin e tretë të bujtinës, duke e shkrumbuar thuajse plotësisht.
Bujtina është në pronësi të familjes Guri, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Forcat e zjarrfikëses dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për shkaqet e rënies së zjarrit.