Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Panik në SHBA, një person i armatosur tenton të hyjë në zyrat e FBI, dëgjohen të shtëna me armë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person i armatosur ka tentuar të hyjë ditën e sotme në zyrat e Byrosë Federale të Hetimit në Cincinnati, Ohio.

“Përafërsisht në orën 9 të mëngjesit të sotëm një subjekt i armatosur u përpoq të shkelte objektin e ekzaminimit të vizitorëve në FBI Cincinnati. Pas një alarmi dhe një përgjigje nga agjentët specialë të FBI-së, subjekti u largua në veri në Interstate 71”, bëri me dije zyra e FBI në Cincinnati përmes një postimi në Tëitter duke shtuar se ngjarja është nën hetim.

“FBI dhe forcat lokale janë në terren duke punuar për zgjidhjen e incidentit”, thuhet më tej në njoftim, ndërsa mediat amerikane raportojnë se janë dëgjuar të shtëna me armë.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas bastisjes nga FBI të rezidencës së ish-presidentit Donald Trump në “Mar-a-Lago”, ku agjentët sekuestruan dhjetra kuti me dokumente.

Për disa ditë tashmë FBI ka qenë në qendër të kritikave për shkak të hetimit të nisur ndaj Trump, i cili akuzohet për keqmenaxhimin e dokumenteve zyrtare gjatë kohës që ishte president.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img