Hapësire reklamuese

Rajoni

Panik në lokalin luksoz, ‘luftë’ me plumba mes disa personave

Shkruar nga Newsbomb
'Duplex Premium', lokali i natës ku disa persona u konfliktuan duke qëlluar me armë zjarri

Një shkëmbim zjarri është dëgjuar mëngjesin e sotëm në zemër të Prishtinës teksa dy persona kanë shtirë me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit.

Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në lokalin ‘’Duplex Premium’’, ku dy persona të paidentifikuar filluan të shtinin me armë zjarri dhe më pas janë përfshirë në konflikt edhe disa të tjerë. Rojet e lokalit janë gjetur në një situatë tepër të vështirë dhe e patën të pamundur të neutralizonin agresorët.

Deri tani, nuk ka informacione nëse është lënduar ndonjë person.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll