Panik në Ligue 1 në Francë.
Samuel Kalu i Bordeaux u rrëzua përtokë, teksa qëndronte në mur gjatë një goditje dënimi në ndeshjen e kampionatit ndaj Marseille.
Arbitri kërkoi që mjeku të futet në fushë, por pas 5 minutash, lojtari u ngrit në këmbë. Gjithsesi, te Bordeaux nuk preferuan të rrezikonin dhe trajneri Petkovic preferoi ta zevëndësonte.
Përshtypja e parë për të gjithë ishte rikthimi në kujtesë i asaj çfarë pamë në EURO 2020, me Eriksen që humbi ndjenjat në fushë. Gjithsesi, fatmirësisht, më e keqja ka kaluar.