Flakët e zjarrit kanë përfshirë pasditen e sotme tregun e rrobave të përdorura.
Ngjarja është regjistruar pranë shkollës së muzikës në Fier ku flakët e zjarrit kanë përfshirë pjesën e çatisë së tregut e më pas tymi është përhapur në brendësi të tij.
Frika dhe paniku ka mbërthyer banorë të zonës të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen e Fieri. Këtë të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e duke qenë se dera e tregut ka qenë e mbyllur, e kanë hapur atë me forcë.
Tregu ndodhet në mes të pallateve dhe një zone te banuar, ndërkohë në vendin e ngjarjes menjëherë mbërriti zjarrfikësja për neutralizimin e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.06.2022, rreth orës 14:35, në një dyqan në vendin e quajtur “Tregu i rrobave të përdorura”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr.
Nuk ka dëme në njerëz.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.