Hapësire reklamuese

Bota

Panik jashtë ambasadës izraelite në Uashington, një person i vë flakën vetes

Shkruar nga Newsbomb
Panik jashtë ambasadës izraelite në Uashington, një person i

Një burrë i ka vënë flakën vetes jashtë ambasadës izraelite në veriperëndim të Uashingtonit, DC.  Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë, mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, ku një person i vuri flakën vetes.

Menjëherë ai u ndalua nga anëtarët e divizionit të Shërbimit Sekret të SHBA-së, të cilët bënë të mundur neutralizimin e këtij shtetasi.

Në një deklaratë oficeri i informacionit publik për The Independent ka bërë me dije se i lënduar u transportua në një spital ku dhe ndodhet në rrezik për jetën, si pasojë e plagëve të marra.

Ky incident duket të jetë rasti i dytë i tillë jashtë një ambasade izraelite në muajt e fundit. Një protestues i vuri flakën vetes jashtë konsullatës izraelite në Atlanta, Georgia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese