Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
71 %
2.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Panë “El Classico” me paratë e biznesmenit durrsak, ILD kërkon shkarkimin e 3 gjyqtarëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin nga detyra të tre gjyqtarëve të Durrësit, Klinton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri.

Kujtojmë se këta tre gjyqtarë kanë qenë dënuar nga ish-Krimet e Rënda për korrupsion pasiv.

Tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno u shpallën fajtorë nga ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për veprën penale të korrupsionit dhe u dënuan me nga 2 vjet burg secili. Ndërsa biznesmeni Namik Sadik, i akuzuar se u ka paguar atyre udhëtimin në Madrid, u dënua me një vit burg. Më herët këtë, Petrit Çeno një prej të dënuarve, u shkarkua nga posti si gjyqtar pas vendimit të Kolegjit të Posaccëm të Apelimit.

Tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadik, pronari i një kompleksi turistik në Durrës dhe sipas Prokurorisë, udhëtimi është paguar prej tij. Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”.

Përveç dënimit me burg, gjykata vendosi t’u heqë tre gjyqtarëve të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Të pandehurit përfituan ulje me 1/3 e dënimit për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img