Miliona dokumente sekrete nga parajsat fiskale janë publikuar në media, në atë që është rrjedhja më e madhe e dokumenteve të këtij lloji.
Dokumentet, ekspozojnë çështjet sekrete të 35 liderëve botërorë, përfshirë presidentët aktualë dhe ish-kryeministrat, kryeministrat dhe krerët e shteteve. Ato gjithashtu hedhin dritë mbi financat sekrete të më shumë se 300 zyrtarëve të tjerë publikë si ministrat të qeverive, gjyqtarët, kryetarët e bashkive dhe gjeneralët ushtarakë në më shumë se 90 vende të botës.
Në Pandora Papers ishte edhe emri i kryeministrit çek Andrej Babis, ku thuhej se ai nuk ka deklaruar një kompani investimesh e përdorur për të blerë dy vila për 12 milion £ në jug të Francës.
Kryeministri Babis, i cili përballet me zgjedhje më vonë këtë javë, thotë se zbulimet për të në dokumentet e rrjedhura janë një përpjekje për ta diskredituar atë përpara zgjedhjeve të 8-9 tetorit, shkruan BBC.
Ai ka mohuar gjithçka duke thënë se nuk ishte bërë asgjë të paligjshme.