Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pandora Papers/ Gazetarja e BIRN: 600 gazetarë punuan me dosjet për disa muaj, Nuk kemi gjetur gjurmë politikani të rëndësishëm shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Pandora Papers/ Gazetarja e BIRN: 600 gazetarë punuan me dosjet për

Në skandalin e Pandora Papers është i përfshirë një politikan shqiptar dhe 13 kompani, të cilat operojnë në Shqipëri. Gazetarja e BIRN Aleksandra Bogdani zbuloi detaje duke thënë se burimi për  këtë shkrim ka qenë anonim, pasi një person kontaktoi me median dhe dha informacionet.

Ajo u shpreh mbrëmjen e sotme në “Open” se nuk ka pasur asnjë rrjedhje informacioni nga 600 gazetarët që u morën me dosjet.

Sipas saj jo të gjitha kompanitë e përfshira përbëjnë lajm, por vetëm ato që kanë të bëjnë me paratë publike, teksa shtoi se nuk kanë gjetur gjurmë politikani të rëndësishëm shqiptar.

 “Burimi është anonim, të dhënat ofshore jo gjithmonë tregojnë se ka shkelje ligji, por fokusi jonë janë persona të lidhur me politikanë, ose politikanë, që janë në pushtet, sa morale dhe sa problem është qarkullimi i parasë. Në rastin e Panama Papers, një personazh kontaktoi median, por nuk mundën t’i përpunonin dot vetë të gjitha. Dy gazetarët e një gazete shumë të madhe në Gjermani thanë hajde punojmë t’i shërbejmë interesit publik. Rrjedhja këtë herë është shumë më e madhe se sa Panama Papers. 12 zyra në vende të ndryshme të botës, por puna vijon. Qëllimet mund të jenë të ndryshme, por sa transparente është media në verifikimin e tyre. Janë mediat më prestigjioze të botës. Gazetarët kanë për detyrë të masin opinionin publik. 

Kemi shkëmbyer dokumente për të verifikuar nëse ato të dhëna kanë lidhje, kemi publikuar një shkrim pasi arritëm të kemi një interes. Me sa jam në dijeni ka disa kompani. E rëndësishme është që të dhënat të kenë një interes publik. Shkrimet kryesore bëhen në fillim se ka me javë të tëra që po punohet. Ne po vazhdojmë që të hulumtojmë. Ka disa muaj dhe kjo ka ndodhur vazhdimisht, kur ka një kod bashkëpunimi, koordiniohet edhe koha e publikimit dhe fakti se askush nuk duhet të thotë se çfarë kam unë në duar. Nuk ka pasur rrjedhje nga 600 gazetarët në të gjithë botën. Nuk kemi gjetur gjurmë të një politikani të rëndësishëm që të ketë fshehur para. Përgjithësisht më rezulton që nuk ka nevojë fare t’i fshehin paratë në mënyrë ofshore”, u shpreh gazetarja Bogdani.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll