Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

PANDEMIA/ Polemika të shumta ne Parlamentin italian, Giussepe Conte zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 15 tetor

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ca5bd5ee002bcae2a2c10e58e9155130

Ndryshe nga Shqipëria, Italia po vijon gjendjen e jashtëzakonshme.

Parlamenti italian miratoi të martën një kërkesë të kryeministrit Giuseppe Conte për të zgjatur deri më 15 tetor gjendjen e jashtëzakonshme pasi vetëm ajo është në krizë të rëndë shëndetësore për shkak të koronavirusit raporton Reuters.

Ky vendim është çudi për shtetasit italianë, pasi ekzekutivi italian kishte investuar shumë për masat kundra virusit duke filluar që nga vendimi për mbajtjen e të huajve të karantinuar nëpër anije, ndalimi i kthimit të tifozëve në stadiume, anullimin e koncerteve, anullimin e fluturimeve për  vendet që konsiderohen te kenë një rrezik më të lartë infektimi etj.

Italia ka qenë një nga vendet më të prekura ne Evropë, duke regjistruar më shumë se 35,000 vdekje dhe 246.500 raste. Sidoqoftë, rastet e reja me infeksion kanë rënë ndjeshëm gjatë tre muajve të fundit.

Kritikët e Contes thanë se ai duhej te përfshinte parlamentin në vendimet kryesore.

Gjendja e jashtëzakonshme i jep kompetenca më të mëdha qeverisë rajonale dhe qendrore duke jau lehtësuar dhe minsitrave punën pëer deklarimin e zonave të kuqe dhe forcimin e burimeve spitalore.

”Jam e shokuar. Conte po debaton në senat se pa një gjendje të jashtëzakonshme, qeveria nuk është në gjendje të bëjë dekrete normale, fatura, urdhëresa. Ky është një sulm i rrezikshëm për lirinë,” thotë përmes statusit në Twitter Giorgia Meloni, kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë Vllezërit e Italisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img