Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Pandemia nxiti reklamat e fshehura për ilaçet, AMA tërhoqi vëmendjen në 25 raste

spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoriteti i Mediave Audiovizive raportoi se në vitin 2021 u vu re një numër i ndjeshëm reklamash të fshehura të lidhura këto me trajtimet mjekësore apo sponsorizimeve që nuk janë respektuar kërkesat ligjore.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë në aspektin shëndetësor në kushtet e pandemisë ky institucion shtoi vëmendjen në këtë aspekt duke e bërë këtë një ndër katër shqyrtimet tematike më të rëndësishme mbi të cilat mbahet fokusi.

Në raportin vjetor ky autoritet bëri me dije se televizioneve u është tërhequr vëmendja me shkresa për secilin rast. Në total janë të paktën 25 raste ku janë konstatuar shkelje ligjore dhe shumica ka të bëjë me pjesën reklamave të barnave, suplementeve apo pajisjeve mjekësore.

Kështu në raport thuhet se dukuritë më evidente shqyrtimet e bëra për përmbajtjet ishin ndër të tjera reklamat e fshehura.

Këto të fundit “në emisionet mbi çështje të shëndetit, në kundërshtim me kërkesat e rregullores ‘Për komunikimet audio dhe/ose audiovizive me natyrë tregtare format, kushtet dhe koha ditore e lejuar për transmetimin e reklamave’, konkretisht neni 19, pika 9, ku thuhet se: “OSHMA-ja nuk duhet të transmetojë komunikim me natyrë tregtare, në të cilën mjeku bën reklamë ose publicitet, në favor të aktivitetit të tij personal apo të një institucioni të fushës së shëndetit”.

Gjithashtu në Kodin e Transmetimit, në sesionin 7, pika 7.6, thuhet se: ‘Reklamat në transmetimet audiovizive për trajtimet mjekësore janë të ndaluara. Ndalohet që mjeku të merret me reklamë të çfarëdo lloji, me përjashtim të rasteve kur ato kanë qëllim shkencor dhe edukativ’”.

Lidhur me sponsorizimet raporti nënvizon “Mosrespektim të kërkesave për sponsorizimin. Në ligjin nr. 97/2013 ‘Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 45, pika 1, germa b, thuhet se: ‘Shërbimet e sponsorizuara nuk duhet të nxisin drejtpërsëdrejti blerjen apo porositjen e mallrave apo shërbimeve, veçanërisht duke bërë përmendje të posaçme promocionale për këto mallra e shërbime.’

Në pikën 3, po në këtë nen, përmendet se: ‘Sponsorizimi i shërbimeve të transmetimit audio dhe audioviziv ose programeve nga shoqëri, persona ose sipërmarrje, veprimtaria kryesore e të cilave përfshin prodhimin ose shitjen e barnave, produkteve farmaceutike dhe shërbimeve mjekësore, mund të përmendë vetëm emrin ose të tregojë stemën ose imazhe të tjera të tipit përfaqësues të subjektit të sponsorizimit, por nuk mund të reklamojë barna, prodhime të veçanta ose shërbime të caktuara mjekësore që jepen vetëm me recetën e mjekut.”

AMA bën të ditur se “është sinjalizuar, me shkresa zyrtare, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, AKBPM, për raste të identifikuara të transmetimit të reklamave mbi barnat mjekësore që nuk kanë përmbushur kërkesat e Rregullores ‘Për publicitetin e barnave”, bazuar në Urdhrin nr. 25 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, datë 17.01.2019.

Veçanërisht shkeljet janë për nenin 9, ku nuk identifikohet qartë me të shkruar dhe lexuar shënimi i detyrueshëm se: ‘Përpara përdorimit, lexoni me kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme”. /Monitor

Më shumë




spot_img








spot_img