Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Pandemia në sytë e një infermieri, shkrimi prekës: Gjithnjë e më shumë kolegë po infektohen

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7d814d72160ac73e34293a5334a906c0

Shoqata e Infermierëve ë Shqipërisë ka publikuar shkrimin e një prej punonjësve të bluzave të bardha në QSUT, për situatën e pandemisë.

Në shkrimin e saj, infermierja Johana Koka shprehet se gjithnjë e më shumë kolegë apo miq po rezultojnë pozitiv me koronavirus.

Më tej ajo flet për vështirësitë e punës, në një kohë që numri i rasteve të personave të infektuar po rritet dita ditës.

Postimi i plotë:

Pandemia në syte e nje infermieri

Nuk është e vërtetë që është puna jonë  të jemi gjithmonë gati

Kjo nuk eshte puna jonë dhe ne nuk mund te jemi kurrë gati për këtë

Ende nuk jemi gati. Gjithnjë e më shumë kolegë apo  miq po rezultojnë pozitiv

Të gjithë me frikë në sytë e tyre.

Frikë sepse- Si mundet e  reja, e pasigurta, e panjohura, te mos jetë e frikshme?

Po, e vertete. Kjo eshte puna jone thoni ju

Por çfarë do të thotë kjo?

A ka menduar ndonjëri prej nesh në udhëtimin tonë studimor të marrë  frymë me dopio maskë për 8 orë punë?

A e ka imagjinuar ndonjëri prej nesh të ketë frikë të prekë një buton ashensori, dorezën e derës, dorën e një kolegu?

Jo, asnjë.

Sepse kjo nuk ishte puna jonë.

Dhe kur e jeton këtë të vërtetë , ndryshe nga ai qe e  dëgjon këtë histori në lajme, bëhet kaq e frikshme të jetosh!

Dhe  jo, nuk kemi klientë por pacientë.

Dhe  jo, nuk mund ta mbajmë gjithmonë DISTANCËN E NJË METRI E GJYSMË.

Ne nuk mund të mbajmë distanca kurrë.

Eh jo, nuk mund te besh gjithmone gjerat me qetesi, ndonjehere duhet te vraposh dhe ndonjehere nese te bie maska nuk ke kohe ta terheqesh, sepse doreza ne duar eshte e piset.

Por ajo që të gjithë ne po përjetojmë çdo ditë të shenjtë, çdo ndryshim të shenjtë, çdo moment të shenjtë, është e vërtetë.

Besojeni, do të donim të ishte gjithcka ndryshe.

A do të shkojë gjithçka mire?

Nuk jemi më të bindur.

Ne punojmë (pa mundur  të ndalemi kurrë), duke marre parasysh vetem çfare  është e dukshme në sytë tanë  dhe  kaq.

Nga Johana Koka Infermiere ne QSUT

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img